Hidromorava

Herolind Shala huazohet sërish te Liberec

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për të patur sa më shumë hapësira në formacion në mënyrë që të grumbullohet nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi në Euro 2016, 24-vjeçari do të luajë edhe në pjesën e dytë të sezonit me skuadrën e drejtuar nga trajneri Tripsovsky.

Sparta e Pragës që zotëron kartonin e Shalës, e huazoi futbollistin edhe për 6 muajt e ardhshëm te Slovan Liberec, duke plotësuar kështu dëshirën e lojtarit shqiptar. Në fund të Dhjetorit, Herolind Shalës i përfundoi periudha e huazimit te Libereci dhe në ditët e para të Janarit ai u bashkua me gjigandët e Spartës në stërvitje.

GRANDEMALL

Por duke parë se te klubi nga kryeqyteti konkurenca për një vend titullari në formacion ishte shumë e madhe, 24-vjeçari u kërkoi drejtuesve të Spartës së Pragës ta huazonin edhe për pjesën e dytë të sezonit te Slovan Liberec dhe këta të fundit ia plotësuan dëshirën Herolindit, transmeton supersport.

Mesfushori shqiptar iu bashkua menjëherë skuadrës së tij të re në fazën përgatitore që Libereci po zhvillon në Turqi duke kryer edhe stërvitjen e parë që pas rikthimit. Në pjesën e parë të sezonit, Herolind Shala ishte një titullar fiks i Liberecit teksa në të gjitha garat përfshirë këtu edhe Europa Leaguen, zhvilloi në total 24 ndeshje duke realizuar edhe 3 gola.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.