Uji Dea

Heroina që dëshiron t’ia sjellë medaljen e artë Kosovës nga Rio

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Majlinda Kelmendi, e cila të hënën rifitoj titullin e të qenit e para në botë në xhudo deri në kategorinë deri 52 kilogramë, ka ripërsëritur dëshirën e saj të madhe për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios, që fillojnë pas një muaji.

Xhudistja 25 vjeçare është në mesin e dy garuesve gjithsejtë nga shtatë që ka siguruar normën e olimpike për pjesëmarrje në Rio.

Gjatë një interviste për ‘balkaninsight’, Kelmendi ka thënë se dëshiron të fitojë medaljen e artë në Rio, e cila është e vetmja medalje që nuk ka arritur ta fitojë në karrierën e saj, përcjellë Indeksonline.

UBT

“Dua ta fitoj këtë medalje në këtë kohë dhe mendoj se mund ta bëj këtë”, deklaron Kelmendi për ‘balkaninsight’.
Majlinda Kelmendi që së fundi doli e artë në Budapest, ka fituar shumë medalje në karrierën e saj, por ajo që bëri bujë të madhe ishte fitorja diplomatike në Kampionatin Evropian të Xhudos në Rusi në muajin prill, duke bërë që garda ruse të respektojë himnin e Kosovës, edhe pse vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

“Një medalje në Rio do të thotë shumë për Kosovën, pasi që mbi 70 vende asnjëherë nuk kanë fituar një medalje në Lojërat Olimpik”, shton Kelmendi, për të cilën kjo të jetë pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike, pasi në vitin 2012 kishte përfaqësuar Shqipërinë në Londër, kur Kosova nuk njihej nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
“Për mua, ky do të ishte suksesi i fundit, pas fitoreve në Kampionatin Botëror dhe Evropian të xhudos. Më mungon vetëm kjo medalje”, përfundon Majlinda Kelmendi.
Edhe trajneri Driton Kuka, shpreson që Majlinda të jetë e artë në Rio, por shton se cilëndo medalje që fitohet atje, do të jetë e artë për të.
“Unë jam duke shpresuar për të artën, pasi Majlinda është xhudistja kryesore në botë. Por nëse ne do të marrim ndonjë medalje, ajo do të jetë e artë për mua”, deklaron Kuka.

Për Kosovën kjo do të jetë pjesëmarrja e parë në Lojërat Olimpike, pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Lojërat Olimpike të Rios, nisin më 5 gusht./Indeksonline/