RCCOLA

Heroi i tri shteteve të Evropës – Gjeneral Veli Jashari Dedi, ( 5 prill 1912 – 3 shkurt 1995)

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Rexhep Abazi

Në Medvegjë n‘fshatin Dediq
Nëna Gjylë jep sihariq
Babait Musa i ka lindë djali
Që do t‘bëhet trim shqiptari
U gëzua fusha edhe mali
Shpejt u bë shkollar i pari
Shkollë fillore mbaron n’Medvegjë
Gjithmonë mësimi e ka tërheqë
E të Mesmen n‘Leskoc vazhdoi
Me sukses edhe ate mbaroi
N‘Beograd student n‘rini
Bëhet inxhinier për makineri
Hiq nuk e ndaloi Veliun e ri
Që nuk bëhej mësimi në gjuhën e tij
Edhe shtatë gjuhë t’huaja ai foli mirë
Sepse çdo mësim e bënte ai me dshirë
Nga Beogradi iku n‘shtetin e Shqipërisë
Ku mbaroi shkollë e oficerit të Mbretërisë
Më pas edhe Akademinë ushtarake të Italisë
Kështu ai bëhet oficer i Artilerisë
Në Spanjë shkoi trimi hiq pa hezitim
Se ishte shqiptar e luftëtar trim
Në luftën e Spanjës me shokët e vet
Lufton Veli trimi më shumë se tri vjet
Kapiten graduar dhe shef operativ
N‘Divizionin e Ebros komandonte mirë
Dekorohet me „Urdhër Kavalier i Lirisë“
Ishte ky një nderë i tërë shqiptarisë
Sa ishte i fortë edhe ishte i gjallë
N’tri shtete t‘Evropës HERO ishte shpallë
Çdo punë edhe vepër e lufta e tij
Në çdo vend është bër ajo për liri
Zoti i dha shpirtin e zemrën e viganit
E fuqinë e kishte më shumë se t‘luanit
Në brigadat internacionale
Ky shqiptarë me zemër të madhe
E me dije ishte gjeni
Çdo kund hapej rruga e tij
Ishte me të gjithë i afërt si vëlla
I ndihmoi shokët n‘zor kur i ka pa
S‘e kurseu vedin bëri ç‘ishte e mundur
Liftoi për popuj që ishin duke vuajtur
Shumë herë historia është edhe e vrazhdë
E lufta e Spanjës suksese nuk pat
Me shokët e luftës ishte i pandarë
Disa nga ata në luftë ishin vrarë
Asim Vokshi e Xhemajl Kada si heronjë kanë rënë
Brigadat e luftës mbase u shpërndanë
Ushtarët kah mundën që t‘ia mbajnë
Veli Jashari Dedi tani gjeneral
Shkon në Francë luftën nuk e ndalë
N‘prehën t‘NANËS Gjylë kishte dhënë betimin
Nuk kishte kush forcë që t’a ndalte trimin
Në cilin do vend ku kuftohej për
Liri
Thoshte se ajo luftë është edhe e tij
Në luftën e Francës me shumë çlirimtarë
N‘majen e Kështjellës t‘Marsejit krenar
Me dorën e tij vendosi flamurin çlirimtar
Zgjoi popullin françez me zë duke thirrë
Dilni të festoni: „Rroftë Franca e lirë“
Veli gjenerali n’luftë ishte i pari
Ku luftonte ai nuk do dilte bari
Shumë kohë ka kaluar e bari s‘ka mbi
Mbase bëri luftë edhe n‘Itali
Ishte e pandalur krejt lufta e tij
E dogji në flakë armikun e zi
Nuk pati një burrë që i doli para
Në çdo betejë atiji i priu veç e mbara
Çliroi qytete fshatra edhe ara
Ejani pas meje e unë prijë PËRPARA!
Kur Franca lirinë e kishte fituar
Privilegje t‘mėdha i kishin oftuar
Sepse luftën tonë i thanë e ke ndihmuar
Do të rrijsh këtu ti për të jetuar
Unë s‘kam ardhur tek ju gjë për të fituar
Erdha si shqiptar ju me u ndihmuar
Kam Atdheun tim që i thonë Shqipëri
Atje kam shumë motra po edhe vëllezëri
Ata tash or burra nevojë kanë për mua
Sepse keq armiku vendin ka shkatërrua
Patjetër atje duhet unë me shkua
E shtetin shqiptar duhet me ndërtua
Si gjeneral që ishte i rryer në luftë
Pa asnjë betejë të humbur me pushkë
Me popullin punëtor hiq kurrë pa u ndalë
Filluan ndërtimin e shtetit shqiptar
Gjeneral Veliu n‘ballë të vullnetarëve
Mirë i printe punës n‘mesin e të parëve
Asnjë herë s‘u ndal nga puna e gara
Por gjithmonë në ballë u printe
përpara
U thoshte gjithëherë PAS MEJE O BURRA
Jehona përhapej URRRA, URRA URRA
Shqipëria e djegur edhe e shkatërruar
Me punën e popullit shpejt ishte ndërtuar
Tërë jetën e tij Veli gjenerali
Hiq pa e kursyer Shqipërisë ia fali
Tropoja e bëri ate deputet
I solli të mira më shumë se të tjerët
Nga beteja trimi nuk u tërhoq kurrë
Stoikisht qëndroi edhe n‘punë si burrë
Luftën bëri n‘Spanjë, Francë e Itali
Por nuk mund e bëri për Medvegjën e tij
Në shtetin e dashur të nanës Shqipëri
Ai bëri punë shumë me përgjegjësi
Shqiptar i Medvegjës Ti mos e harro
Meritat e Tua s‘i pati kushdo
Për këtë tri shtete të shpallën Hero
Spanja, Franca, Shqipëria gradën
ta kanë dhënë
Hero i tyre je s’e kështu kanë thënë
Por në zemrën tënde Medvegja të mbeti
Që një herë ta shihje nuk lejoj pushteti
Baba Musai e Nanë Gjyla të pritën me mallë
Derën linin hapur një ditë me u ardhë
Zemra flakë u digjej s‘i t‘ishte qiri
Që djalin e tyre s‘e patën në shtëpi
Por kur morën vesh s‘e Ti ishe n‘Shqipëri
Hallall tha Nana Gjylë gjirin që ke pi
Dhe netët pa gjumë që pata për ty
Babai Musai një burrë i kuvendit
Ti birë në Sh‘ypni unë nuk luaj prej vendit
Në se don një nderë të ma bësh mua
Ti Medvegjën tonë kurrë mos me harrua
Edhe vëllezërit Emini, Latifi e Avdili
Ishe ti për ta vëllai më i miri
Motrat Hajria, Zarifja, Metihja të mbajtën në zemër
Edhe pse s‘guxonin t’përmendin me emër
Sa herë është hapë dera në oborr kanë dalë
Të pritnin me gëzim vëllai mos ka ardhë
Por jeta e njeriut ka fillim e mbarim
As për gjenerala nuk bën përjashtim
Filloi pleqëria ngadalë me e marrë
I zvogëloi hapin n‘oborr për të dalë
Në Tiranë të endërruar
Nga Medvegja i larguar
Me tre shkurt nëntëdhjetë e pesë
Gjeneral Veliu në Tiranë vdes
Shpirti e lëshoi e sytë i mbetën qelë
Që n’vendlindje këmba nuk i kishte shkelë
Në Shqipërinë e bukur e të tokës nënë
Vend për varr atij aty i kanë dhënë
Me gardën e shtetit nderime të
larta
Edhe i stolisur me shumë dekorata
Emri iu shkrua me shkronja të arta
E sot krejt kjo gjendet n‘histori t‘ Shqipërisë
S‘i simbol qëndrese i krejt shqiptarisë
Atasheu ushtarak i Francës n‘varrimin e tij
I tha disa fjalë që janë mrekulli
„Sot më vjen shumë keq, s’kërkoj me m‘u falë
Shqiptarin që luftoi për vendin tim s‘e njoha të gjallë“
Pika loti lëshoi duke vurë kurorë
Gjeneralin e Medvegjës e bëri madhështor
Medvegja për te gjithmonë pati mallë
Sepse s’ju lejua n‘vendlindje me ardhë
Gjithë familja e tij e kishte në zemër
Kurrë nuk u lejohej ta thirrnin me emër
Heroi i madh i kombit të shenjtë
Pushon në Tiranë në tokën e shtrenjtë
Në trupin e tij ende kullon gjak
N‘Medvegjen e tij vend për varr nuk pat
Në ditën e mortit t‘gjeneralit t‘madh
Edhe zogu i malit në degë kishte qarë
Familja e tij të gjithë do t‘jenë krenarë
Që birin e tij kombit i kanë falë
Krenohet Medvegja e fshati Dediq
Gjeneral Veliun nuk e harron hiq
Do e ketë në zemër do e ketë në shpirtë
Presim të na vijnë më të mira ditë
Por siç e thoshte gjenerali vetë
„ N‘vdeksha pa u çliruar Kosova dheu nuk më tretë“
Por djemtë trima t’shqipes e kryen këtë amanet
Andaj gjeneral tani pusho i qetë

Medvegjë, 3 shkurt 2020

UBT

(Njëzetvjetori i vdekjes)

Rexhep Abazi