Heroi i Malësisë, mërgimtari Sevdail Haziri bëri mrekullinë për fshatin Suharrën

Gjilan – Sevdail Haziri nga fshati Suharren, i malësisë së Bujanocit, që kohë të gjatë jeton dhe vepron në Gjermani bëri mrekullinë̈ për fshatin e tij të lindjes. Sot përfunduan punimet që kishin filluar më 3 nëntor të vitit 2020, rruga kryesore e fshatit Suharren nga pishat në Ledin e deri në Zarbic te Xhamia është rregulluar jashtëzakonisht mirë është bërë zgjerim i mjaftueshëm, hapja e kanalit, vendosja e tubave për kalimin e ujërave atmosferike, deri tek shtrimi me zhavor.
Pjesë e punimeve ishin:rregullimi i oborrit të shkollës së fshatit, e në veçanti duhet të përmendet rregullimi i oborrit të shkollës së re në lagjen Tahiraj, hapja e rrugëve është bërë për çdo lagje të fshatit duke filluar nga Muhaxhert, te Ziadi i Xhavitit e deri në fund të fshatit është bërë hapja e rrugëve për çdo lagje.
Rregullim i veçantë është bërë në lagjen Tahiraj, ku punimet kanë filluar nga Kitka kanë vazhduar në çdo shtëpi të lagjes dhe kanë përfunduar në Selishtë te Kroi i Xhelalit, ku është bashkuar me rrugën e fshatit, rrugë e cila i ka lehtësuar jetën banorëve që jetojnë̈ në ketë fshat që deri tani ka qenë brenga kryesore kalimi i kësaj rruge.
Në emër të Sevdail Hazirit, i falënderojmë të gjithë ata që e përkrahen këtë iniciativë.
Urojmë që edhe në vazhdimësi të kemi aksione të ngjashme, le të marrim shembull këtë punë madhështore që ishte ëndërr e banorëve të fshatit Suharren.
Zoti e shpërbleftë Sevdailin, dhe familjën e tij brez pas brezi thuhet në njoftimin e Malësia e Bujanocit./rajonipress/