Heroi Gashi: Me punë arrita gjerë këtu
Sulmuesi kosovar, Shkëlzen Gashi, theksoi se puna e madhe që ka bërë këtë stinor ka bërë që ai të jetë top-golashënuesi i Superligës zvicerane. Gashi ka 17 gola mbi supet e tij, me katër golat që realizoi në fundjavë.
Anëtari i skuadrës zvicerane, Grasshopper, Shkëlzen Gashi, është shprehur i lumtur me katër golat e shënuar të dielën ndaj Young Boysit.
Duke folur për mediat zvicerane, Gashi theksoi se vetëm me punë ka arritur që këtë stinor të jetë top-golashënuesi i futbollit zviceran me plot 17 gola.
“Ky është një rezultat i punës së vështirë që kam bërë. Asgjë nuk vjen prej asgjëje”, ka thënë Gashi.
E, i pyetur nëse ndonjëherë në karrierën e tij si profesionit ka shënuar katër gola, kosovari u përgjigj: “Nuk e mbaj mend të kem shënuar”.
Gashi, i cili vitin e kaluar zgjodh Kombëtaren e Shqipërisë për të luajtur, ka sjell zhgënjim te zviceranët veçmas pas shpërthimit që pati këtë edicion.
Gashi me 17 gola në renditjen e golashënuesve më të mirë në Zvicër lë pas brazilianin e skuadrës së tij, Caio me 12, teksa anëtari i Përfaqësueses së Zvicrës, Gavranoviq është i treti po ashtu me 12 gola.


