FIDANISHTJA

Heqja e vizave për 3 muaj, e pamundur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane thonë se deklaratat e kandidatëve për kryeministër se liberalizimi i vizave do të ndodhë pas tre muajve nga ardhja në pushtet janë joserioze. Sipas tyre, partitë politike më së paku duhet marrë seriozisht në kohë fushate, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kandidatët për kryeministër që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit kanë filluar me premtime megalomane, duke filluar nga heqja e vizave me BE-në tre muaj pasi që të vijnë në krye të Qeverisë, premtim ky që nuk është realizuar që nga viti 2010 e këndej.

Një premtim i dhënë ditëve të fundit nga kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-“Nisma”, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka deklaruar se me fillimin e punës së një komisioni të ri për Demarkacionin, procesi i liberalizimit të vizave s’do të zgjasë më shumë se tre muaj.

GRANDEMALL

“Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim”, ka thënë ai.

Mirëpo një premtim të tillë njohësit e çështjeve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane e cilësojnë si jo të realizueshëm në afat tremujor, shkruan tutje Gazeta “Zëri”.

E në anën tjetër Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga radhët e “Vetëvendosjes”, ka hedhur poshtë afatin tremujor të liberalizimit të vizave, duke thënë se liberalizimi i vizave do punë për t’u arritur.

“Kjo bëhet më një sundim të ligjit dhe me futjen e kriminelëve të mëdhenj në burg”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.