RCCOLA

Heqja e taksës, Albin Kurtit i vjen kundërshtimi i fuqishëm

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

“Me Beogradin nuk ka kurrë Reciprocitet. Beogradi njeh vetëm masat që shtrëngojnë dhe e detyrojnë në veprime të logjikshme dhe të natyrshme. Shteti serb nuk e njeh gjuhën demokratike, atë liridashëse dhe që siguron barazinë midis popujve. Prandaj unë them që mjerë ata që nuk duan ta kuptojnë këtë”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Derisa presionet për largimin e taksës nga ndërkombëtarët po rriten, Qeveria Kurti ka krijuar ekipin që do të merret me heqjen e taksës, mirëpo akoma nuk ka një qartësim se sa do të zgjas kjo periudhë kohore e punës, dhe kur do t’i jepet fund përfundimisht anulimit të vendimit të ish kryeministrit, Ramush Haradinaj për taksën e vendosur 100% ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Pavarësisht kërkesës së ndërkombëtarëve për largimin e taksës pa reciprocitet, Kurti nuk po heq dorë nga kjo e fundit, pra nga një lloj reciprociteti.

E lidhur me këtë situatë të krijuar nën presionin e fuqishëm ndërkombëtar ndaj Qeverisë Kurti, për “Kosova Sot Online” flet profesori universitar, Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, nuk mundë të ketë kurrfarë reciprociteti me shtetin e Serbisë, derisa ky shtet de fakto dhe de jure nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, një realitet të cilin po e njohin tani më shumë se 100 shtete.

“Unë konsideroj që në këtë fazë, derisa Serbia nuk e ka njohur dhe nuk pritet që shpejtë do ta njeh shtetin e Kosovës, reciprociteti është nënshtrim ndaj Serbisë. Nga Serbia nuk pritet me masa paqësore dhe me drejtësi asgjë e mirë për Kosovën dhe popullin shqiptar. Gënjejnë dhe mashtrojnë ata që mendojnë ndryshe. Serbia e dëshiron Kosovën të serbizuar. Me Beogradin nuk ka kurrë Reciprocitet. Beogradi njeh vetëm masat që shtrëngojnë dhe e detyrojnë në veprime të logjikshme dhe të natyrshme. Shteti serb nuk e njeh gjuhën demokratike, atë liridashëse dhe që siguron barazinë midis popujve. Prandaj unë them që mjerë ata që nuk duan ta kuptojnë këtë”, thotë profesor Kelmendi për Kosova Sot Online”.

Uji Dea

Profesor Kelmendi mendon se taksa duhet të mbetet kusht ndaj Serbisë derisa nuk pajtohet për ta njohur Kosovën, dhe për të paguar edhe dëmet e luftës, si dhe për t’i dorëzuar dhe ndëshkuar kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë gjatë periudhës së okupimit, sidomos në ditët e vështira të luftës.

“Reciprociteti nuk e zëvendëson taksen për njohjen e shtetit të Kosovës. Reciprociteti kurrë nuk e zëvendëson taksen për njohje të shtetit të Kosovës, sepse nuk ka në fushën penale bazë të reciprocitetit me shtetin kriminal serb. Shiheni për këtë vrasjet e 13800 vetave, përdhunimet e 20 mijë shqiptarëve,, reparacionet e luftës në lartësi prej 30 miliarda euro, plaçkitjet e 2.5 miliarda eurove të pensioneve në Kosovë, gjetja e të zhdukurve prej 1600 vetave të vrare nga shteti serb dhe ndjekjet me dhunë, terror e masakrime të 1 milion shqiptarëve të përndjekur jashtë vendit. Në këto fusha nuk ka reciprocitet me Serbinë. Ka përgjegjësi penale e gjenocidiale dhe, ajo është e shtetit serb”, shton profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Kelmendi deklaorn se para se të arrihet marrëveshja me Serbinë për pajtim dhe për njohje, shteti serb duhet të pranojë përgjegjësinë për krimet që janë bërë në Kosovë.

“Kërkohet përgjegjësia kolektive e shtetit serb. Nuk ka ku shkon thika gjenocidiale më thellë. Të vrasësh dhe të gjakosësh një popull dhe mos të përgjigjesh penalisht nuk ka se çka tregon më thellë pikëpamjen fashiste. Këtu nuk ka reciprocitet. Nuk ka reciprocitet me përdhunimet e 20 mijë femrave shqiptare. Tash më po dihet se në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999 janë përdhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare nga okupatorët neo fashist të ri serbomedhenj, prandaj as me këtë këtu nuk ka reciprocitet dhe është marri të thuhet kjo, sepse nuk e kemi as edhe një femër serbe a të ndonjë minoriteti tjetër të përdhunuar nga shqiptarët. Pra, nuk kemi reciprocitet, por kemi përgjegjësi të lartë kriminale, përgjegjësi të shtetit serb, sepse të përdhunohen mbi 20 mijë femra shqiptare, nuk mundë të realizohet ky akt makaber, pa një politikë shtetërore. Kemi kështu një dhunë të planifikuar dhe që kërkon përgjegjësi penale të shtetit serb”.

“Është e pa drejtë, e pa logjikshme dhe e pa pranueshme të flitet për heqje të taksës ndaj Serbisë, pa e njohur shteti serb Kosovën dhe pa i pranuar krimet e pa i zbuluar ato, sepse jo vetëm që nuk po zbulon, por vazhdimisht Serbia ka punuar në humbja e gjurmëve të krimit, të të vrarëve shqiptar. Edhe 1600 veta të kombit shqiptar janë të djegur a të humbur nëpër varrezat e ndryshme serbe. Le të thuhet e të dihet se sa veta janë të pagjetur nga përkatësia nacionale serbe, sa veta janë të humbur nga serbët? Prandaj shtrohet pyetja se a mundë të kemi reciprocitet edhe këtu? E përgjigja logjike dhe e drejtë është se nuk ka as që mundë të ketë reciprocitet në këtë pikë, por edhe në shumë e shumë çështje të tjera”, përfundon Kelmendi për “Kosova Sot Online”.