RCCOLA

Heqja e lapidarit, gati dosja për Gjykatën e Strasburgut

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar sot, se një dosje komplete nga insitucionet legjitime të komunës së Preshevës është përgatitur mbi padrejtësitë e autoriteteve serbe rreth Përmendores së UÇPMB-së, të cilat shkulën dhe fshehën përmendoren më 20 janar të këtij nëpërmjet forcave ushtarake serbe, pa paralajmërim, në orët e para të mëngjesit.

Çështja e largimit të lapidarit pa vullnetin e popullit dhe të liderve të popullit shqiptar të Luginës duket se së shpejti nuk do të jetë më problem vetëm i Beogradit dhe as i Preshevës, por i komunitetit ndërkombëtar, sidomos atij në Strasburg.

Skënder Destani, kryetar i PDL dhe nënkryetar i komunës së Preshevës ka deklaruar dje, se “insitucionet kompetente të komunës sonë kanë përgatitur një padi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg. Duke kundërshtuar heqjen e lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës pa kurrëfarë paralajmërimi dhe në mënyrë tinzare në orët e para të mëngjesit me forca të mëdha policore dhe me anë të xhandarmërisë serbe. Për këtë padrejetësi në kundërshtim me vendimet e komunës së Preshevës, në kundëershtim me vullnetin e popullatës së shqiptarëve në Luginë janë njoftuar në detaje edhe organizmat ndërkombëtare. Ky aksion i paparalajmëruar i forcave serbe edhe pse pritej pas vendimit për fatin e lapidarit zhgënjeu edhe OSBE-në dhe misionet diplomatike në Beograd.

Mobi Casa

Si Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së dhe ish-drejtor politk i UÇPMB-së, ashtu edhe Shaip Kamberi (PVD) dhe Orghan Rexhepi (LKSH) duke vlerësuar situatën e brishtë edhe më tej në Luginën e Preshevës, të krijuar pas kërcënimeve dhe heqjes së lapidarit të UÇPMB-së kanë përkrahur nismën e komunës për një padi të tillë kundër Serbisë në Strasburg.

Kur është fjala për padrejtësitë dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut, Serbia ka thyer rekordin në Strasburg për ankesa dhe padrejtësi ndaj qytetarëve të saj, është thënë dje në një raport të KE-së në Strasburg. Një zyrtar nga Këshilli i Europës i ka pohuar dje agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”, se ankesa të tilla ka edhe nga qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët akuzojnë Serbinë për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbinë Jugore. Ankesa të tilla kanë të bëjnë me vrasjet apo shpërnguljet e rreth 20 shqiptarëve civilë (intelektualë e biznesmenë) pas luftës në Serbi, për çka është njoftuar edhe Interpol-i.