RCCOLA

Hendbollistet e Dritës në garat ndërkombëtare në Itali

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Klubi i hendbollit nga radhët e femrave “Drita” nga Gjilani është i vetmi ekip i kësaj kategorie që nesër më 3 korrik do të udhëtojë për në qytetin Teramo të rrethit Abruzzo të Italisë, ku do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar të hendbollit “Interamnia World Cup” dhe do të qëndroj deri më 11 korrik 2012 kur edhe pritet të përfundoj ky turne.

Bashkë me KH “Drita” do të udhëtoj edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa i cili ka ftesën të posaçme nga Komuna e Teramos së rrethit të Abruzzo të Italisë, e i cili do të pritet në një takim para fillimit të turneut.

Ky turne është më i madh në botë për hendboll për kategoritë e reja prej 6 – 20 vjet, në kategorinë e femrave ku do të marrin pjesë diku rreth 57 shtete, me 107 ekipe të hendbollit nga të gjitha kontinentet duke përfshirë edhe Grenlandën, bëri të ditur, Selami Ymeri, nënkryetar i Klubit të Hendbollit “Drita” nga Gjilani.

Mobi Casa

Turneu organizohet për 40 vjet rresht dhe ky i sivjetmi është viti jubilar, ndaj për këtë ftohen të gjithë kryetarët e Komunave nga të cilat vijnë ekipet pjesëmarrje. Nga Republika e Kosovës merr pjesë në këtë garë vetëm ekipi i hendbollit të femrave “Drita” nga Gjilanit, dhe kjo është hera e tret që ky ekip merr pjesë në këtë turne dhe është viti i pestë me radhë që ky ekip është kampion i Kosovës në këtë disiplinë.

Kjo lë të kuptohet se sporti gjilanas është duke ecur përpara falë një përkushtimi të vazhdueshëm të sportistëve dhe natyrisht përkushtimit të kryetarit të Komunës për t’i qëndruar karshi kërkesave të sportistëve.

Pos garës sportive, do të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme e të shumta kulturore dhe artistike./rajonipress/