Hidromorava

Hendboll, Drita vazhdon garat me kryesi të re

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryesia e re e klubit të hendbollit Drita nga Gjilani ka marrë vendim që skuadra gjilanase t’i vazhdojë garat e rregullta në Superligën e Kosovës. Të hënën mbrëma në Gjilan u zgjodh kryesia e re. Kryetar i Dritës u zgjodh Hajredin Mustafa, kurse nënkryetar Armend Dubova, derisa anëtar të kryesisë së Dritës: Sedat Pajaziti, Vllaznim Mustafa, Luan Sllamniku dhe disa të tjerë, njofton të martën Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci dhe sekretari për gara pranë FHK-së, Sedat Zhuri. “Temë diskutimi ishte ndërprerja e garave nga skuadra e Dritës pas incidentit që ndodhi në Junik dhe masave që mori Komisari i garave në instancën e parë, me ç’rast gjilanasit pretendonin që kanë fakte të reja të cilat argumentojnë se personat zyrtarë nuk e kanë paraqitur situatën reale. Sekretari Gjinovci në fjalën e tij theksoi se vendimet e KG-së janë të pakontestueshme, mirëpo nëse KH Drita jep argumente të reja, ekziston shkalla e dytë”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Uji Dea

KG-ja ditë më parë mori vendim që Dritës t’ia marrë një pikë nga ato që ka fituar deri më tash dhe hendbollistin Arbër Sylejmanin e ka suspenduar me dy ndeshje dhe ka gjobitur me 50 euro për sjellje josportive, gjatë ndeshjes me Vëllaznimin, ku plasi një përleshje në fushë 4 sekonda pa mbaruar ndeshja./rajonipress/