UBT

Hem Vesel , hem qen partie!(nga humori popullor)

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi: Gjatë sistemit sllavo – titist ,
Privilegj ish , t’ jesh komunist !
S’ kishte shans për me u punësue –
Në Parti*1) , pa u anëtarësue !

Kështu njiherë , nji djalë malësie –
Ishte ba anëtarë Partie !
Ai, aq shumë ishte gëzu’ –
Ishte dehë , ishte ba dru !

Kish marrë rrugën , n’ shpi me shkue –
N’ kambë të veta mezi kish qëndrue !
Kish dalë nana, n’ derë po e pret –
Kuku bir, çka t’ paska gjet ?!

-E kam qitë , nanë, punën n’ tel –
Për atë , jam ba “vesell”*2) !
Jam gëzue shumë , me shokë kam pi –
M’ kanë pranue “çllan”*3) n’ Parti !

Hidromorava

Bërtet nana – kuku për mue ,
Po çfarë zane t’ paska shitue ?!
T’ paska hipë dreqi mbi krye –
Hem Vesel , hem Qen Partie !

*****
*1) Parti = PKJ , Partia Komuniste e Jugosllavisë .
*2) Vesell = Serbisht : I gëzuar .
*3) Çllan = Serbisht : Anëtarë partie .
Nëna plakë , nuk e dinte asnjë fjalë serbisht dhe gjatë bisedës me djalë të vet , i dukej se djali i saj paska luajtur me mend dhe e paska ndërruar emrin në Vesel , si dhe qenka bërë Qen Partie !

Gjilan, më 23.07.2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.