Helmohen në dasmë, humbin jetën 2 femra

Dy femra kanë vdekur mëngjesin e së dielës, nga helmimi në një dasmë, në qytetin e Krujës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bushnesh të rrethit të Krujës, ku nga hetimet paraprake dyshohet se dy gratë Prena Gega dhe Drenusha Prendi, kanë humbur jetën si pasojë e helmimit, nga ushqimi që kanë konsumuar në një dasmë, ku ato ishin të ftuara mbrëmjen e së shtunës, raporton noa.
Menjëherë, dy gratë janë dërguar me urgjencë në spitalin e rrethit, por mëngjesin e sotëm ndërruan jetë.
Nga të dhënat e para mësohet gjithashtu se në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe nusja, e cila po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen verifikimet për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që pas ekspertizës mjeko-ligjore do të dalin rezultatet konkrete të humbjes së jetës së këtyre dy femrave.