Uji Dea

Haziri viziton shërbimet e kujdestarisë pas ndërrimit të motmoteve

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sikur edhe vitet e tjera, me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar të gjitha shërbimet e kujdestarisë në Gjilan menjëherë pas ndërrimit të motmoteve.

Ai fillimisht ka qenë në Stacionin e Policisë së Kosovës, më pas në Shërbimin e Zjarrëfikësve, në Spitalin Regjional dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku të gjitha këto shërbime kë kujdestarisë i ka uruar për ndërrimin e moteve dhe njëkohësisht ka apeluar që ditët e festës të kalohen me maturi dhe me kujdes.

“Jemi bashkërisht në Spitalin Regjional të Gjilanit, ka një rast të lëndimeve me mjete piroteknike. Gjithashtu, janë informatat edhe për një rast tjetër me fatalitet, për të cilin Policia e Kosovës, do të jap hollësi shtesë. E rëndësishme është që në Gjilan të festojmë me maturi. Komuna e Gjilanit këtë vit ka punuar në bazë të urdhëresës së Qeverisë për ndalimin e shitjes ilegale të mjeteve piroteknike, ndërsa për shkak të rënies në detyrë në krijimin e sigurisë në Republikën e Kosovës të policit Izet Demaj, Komuna këtë vit për nderë të tij nuk ka organizuar asnjë aktivitet kulturor, në shenjë solidarizimi me familjen dhe kolegët e tij”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

United Hospital

Përndryshe, kryetari Haziri dhe familja e tij, janë shoqëruar nga Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, nënkryetari, Arbër Ismajli dhe drejtorët e drejtorive komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.