Eko Higjiena

Haziri viziton punimet në ndërtimin e lagjes së re për fëmijët jetim, nënat dhe pleqtë e pambrojtur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, përfaqësuesit e shoqatave që merren me trajtimin e personave me nevoja të veçanta dhe ata të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, ka vizituar punimet në ndërtimin e lagjes së re për fëmijët jetim, nënat dhe pleqtë e pambrojtur, e cila ka filluar së ndërtuari me donacion të Kuvajtit në vlerë prej 2 milionë dollarësh.

“Dy objektet e para janë duke u ndërtuar, ndërsa do të ndërtohen 11 objekteve të shtrira me infrastrukturë rekreative, profesionale, duke përfshirë edhe shkollimin për fëmijët me nevoja të veçanta dhe jetimët në mënyrë që të integrohen në një lagje. Shpresojmë se në një afat rekord do të përfundoj ky projekt”, ka thënë kryetari Haziri.

“Për herë të parë në Republikë dhe regjion po i japim zgjidhje të përhershme të gjitha kategorive. Kjo lagje do ta ketë stafin profesional, mjek, mësues dhe mbi të gjitha do të ketë ambient familjar për të jetuar përkundër vështirësive që i kanë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

FIDANISHTJA

Menaxheri i projektit, Samir Salihu, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për mbështetjen e madhe, duke shtuar se ndihet krenar që po i krijohen kushte për njerëzit fëmijët, nënat dhe pleqtë e pambrojtur.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka thënë se obligimet si Komunë janë përmbushur në mënyrën më të mirë, duke përshirë ndarjen e parcelës së tokës në sipërfaqe prej 3.5 hektarësh dhe pajisjes së investitorit me leje. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.