UBT

Haziri viziton kompaninë “Hidromorava”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot kompaninë regjionale “Hidromorava”, me që rast u njoftua nga përfaqësuesit e kësaj kompanie për ecurinë e punës së kësaj kompanie.

Drejtoresha e kompanisë Mirvete Hoti ka thënë me këtë rast se furnizimi i ujit në qytet tashmë është mjaft i mirë, ndërsa tha se po punohet për të parandaluar humbjet e ujit.

Nga ana tjetër, kryetari Haziri ka thënë se do të ketë investime të mëdha në infrastrukturë për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemit me ujë të pijshëm në qytet dhe në fshatra.

Uji Dea

“Si komunë do të bashkëpunojmë me ju shkëlqyeshëm. Projekti i parë që do të bëjmë në mandatin katër vjeçar është rregullimi i infrastrukturës në përpikëri, puna e dytë është projekti i eliminimit të ujërave të zeza në sipërfaqe, ndërsa projekti i tretë me rëndësi është mbyllja e deponisë së bërllokut që gjendet në Velekincë”, ka thënë në këtë takim kryetari Haziri.

Ai tha se në kohën sa ka qenë kryetar i Gjilanit ka ndikuar që qeveria zvicerane të jetë donator më i madh për ujë në Gjilan, ndërsa në bashkëpunim me Komisionin Evropian presim donacione të mëdha për Gjilanin në këtë aspekt thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/