Eko Higjiena

Haziri viziton “Fluidin”: Jeni shembull i prodhimit vendor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike në Gjilan, deputeti Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Fabrikën për prodhimin e pijeve “Fluidi” në Velekincë, me që rast iu ofrua një pritje e ngrohtë nga përfaqësuesit e kësaj kompanie.

Gjatë vizitës, kryetari Haziri pa nga afër punën e jashtëzakonshme në prodhim, në të gjitha sektorët e saj të mëdha, duke ofruar përkrahje maksimale për këtë gjigant të prodhimit të pijeve në Gjilan.

“Ju jeni shembulli më i mirë i prodhimit vendor. Ju keni një kualitet të madh të prodhimit dhe ju përgëzoj që keni depërtuar fuqishëm edhe në tregun botëror. Me qenë konkurrent në një shtet siç është Zvicra, kjo është një arritje e madhe nga ana juaj”, ka thënë kryetari Haziri.

“Ne si LDK i kemi politikat ekonomike që të stimulojmë maksimalisht prodhimin vendor. Ju e dini që edhe kur e keni hapur këtë fabrikë iu kam ndihmuar me përkrahje maksimale si kryetar i Gjilanit. Ne e mbrojmë me xhelozi prodhimin vendor”, ka shtuar Haziri.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, drejtori gjeneral i “Fluidit”, Fejzulla Mustafa, pasi ka shprehur kënaqësinë për vizitën e kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit, e njoftoi për asortimentin e gjerë të prodhimit ka kjo kompani. Ai ka falënderuar kryetarin për vizitën përkrahjen e madhe që i ka dhënë kësaj kompanie që nga themelimi.

Mustafa është shprehur se aktualisht mungon përkrahja shtetërore për kompaninë e tij.

“Ne nuk kemi stimulim prej shtetit. E kemi një akcizë që është në fuqi e që është mjaft e lartë. Kjo po na pengon në masë të madhe në prodhim. Në kohën kur keni qenë ju kryetar kemi pasur një përkrahje të madhe duke mos na ngarkuar me këtë akcizë. Unë ju lus që ta shqyrtoni mundësinë që t’i ndryshoni politikat fiskale. Do të ishte mirë që akciza të zëvendësohej me gjërat tjera e jo më gjëra ushqimore”, është shprehur Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.