Fundamenti

Haziri viziton familjen Shaqiri në Vrapçiq, ua rikonfirmon mbështetjen për ta tejkaluar këtë sfidë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me stafin e shëndetësisë primare dhe të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, ka vizituar anëtarët e prekur nga virusi Covid-19 në, në Vrapçiq, për t’iu rikonfirmuar përkrahje.

“Kemi ardhë për ta parë gjendjen e familjes Shaqiri në Vrapçiq, e cila rezultoi pozitiv me Covid-19. Ekipet shëndetësore i kontrollojnë vazhdimisht anëtarët e prekur dhe ne sot dëshirojmë të solidarizoheni me këtë familje dhe me fshatin Vrapçiq, i cili është në karantinë”, ka deklaruar Haziri, duke ritheksuar se do të jenë afër tyre edhe me barna dhe me ushqim.

“Le të vazhdojnë me vetizolim dhe vetëpërmbajtje sepse është rruga më e mirë që të përballohet kjo gjendje. Do të vazhdojmë të jemi afër tyre, edhe me barna dhe me ushqim. Shpresoj shumë që gjendja e anëtarëve që gjenden në Klinikën Infektive në Prishtinë, të përmirësohet sepse janë në kushte stabile shëndetësore”, ka theksuar kreu i Gjilanit.

FITORJA

Haziri ka apeluar qytetarët që të rrinë në shtëpi, të kenë kujdes në higjienë, të mos përshëndeten me duar, në mënyrë që të mos lejohet përhapja nga pakujdesia.

Falënderim për vizitën dhe mbështetjen e madhe ndaj kryetarit Haziri, ka shprehur kryetari i fshatit Vrapçiq, Mexhid Emini.

Mbështetjen e vazhdueshme shëndetësore ndaj familjes Shaqiri e ka rikonfirmuar dhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu dhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.