Haziri viziton Cërnicën, Gumnishtën, Kravaricën e Vrapqiqin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ka vazhduar falënderimi ndaj qytetarëve nga ana e fituesit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri.

Kësaj radhe kryetari Haziri ka vizituar nëndegët e fshatrave: Cërnicë, Gumnishtë, Kravaricë e Vrapqiq, të cilët i falënderoi për mbështetje e fuqishme që i dhanë në garën e 3 nëntorit.

Fundamenti

“Ju falënderoj sinqerisht për besimin dhe mbështetjen. Në këtë rast ju jeni të gjithë fitues. Por, për ta bërë fitoren edhe më të madhe duhet të dilni edhe më masovikisht më 1 dhjetor. Duhet t’ju tregoni atyre që po bëjnë lista, që po fotokopjojnë letërnjoftime, që po shantazhojnë e kërcënojnë, se do t’i lëmë pa asnjë votë”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Kryesia e nëndegëve të Cërnicës, Gumnishtës, Kravaricës e Vrapqiqit i kanë thënë kryetarit Haziri se tashmë disponimi dhe gëzimi i qytetarëve është edhe më i madh për të dalë më 1 dhjetor, duke e dërguar në histori partinë e keqe thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/