Uji Dea

Haziri: Vizita e ministrit Zemaj, Naser Ramadanit e Valbon Krasniqi, është solidaritet dhe mbështetje për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani dhe drejtorin e ShSKUK, dr Valbon Krasniqi.

Haziri, vizitën e sotme të eksponentëve të lartë të shëndetësisë, e ka vlerësuar si mbështetje të madhe për Gjilanin.

“Në ditët e vështira që i kemi kaluar bashkë, kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë. Vizita e ministrit Zemaj, dr. Naser Ramadanit dhe dr. Valbon Krasniqit, nuk është vizitë kurtuazi, por është solidaritet për Gjilanin. Prandaj, i falënderoj shumë. Kjo është një mbështetje e madhe për komunën tonë”, ka thënë Haziri.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka vlerësuar lartë punën e Komitetit të Gjilanit, duke thënë se po bëjnë punë të madhe në menaxhimin e situatës me pandeminë në këtë komunë.

Uji Dea

Në këtë takim, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka kumtuar rezultatet e 24 orëve të fundit sa i përket COVID-19, ndërkaq drejtori i ShSKUK, dr. Valbon Krasniqi, ka treguar për situatën rreth spitaleve, të hospitalizuarve në QKUK dhe të Spitaleve të Përgjithshme Rajonale.

Ramadani ka njoftuar për 13 raste të reja pozitive me COVID-19 në Gjilan, por të shëruar 22 raste.

Ndërkaq, Valbon Krasniqi, ka konfirmuar se Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit i janë dorëzuar dy respiratorë, të cilët do t’i ndihmojnë pacientëve për oksigjenoterapi.

Përndryshe, gjatë vizitës së kaluar të ministrit Zemaj, Gjilani pati përfituar një autoambulancë modern për trajtimin e pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.