Haziri : Viti 2013 shpresë për gjilanasit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri tha se Gjilani po e përmbyllë vitin 2012 si një komunë ma me pa perspektivë sa i përket zhvillimit ekonomik në nivel të Kosovës, si dhe fatkeqësisht për qytetarët e komunës sonë këtë qeverisje ky fenomen negativë do ta përcjellë edhe vitin që po hymë 2013 sepse ky pushtet më së paku është në shërbim të qytetarëve të vetë, me këto forma të diskriminimit qytetarë, që tashmë është krijuar si formë normale e punës së këtij pushteti.

Qytetarët e komunës së Gjilanit vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit në nivel të Republikës së Kosovës edhe këtë vit që po lëmë sa i përket investimeve kapitale, Gjilani mbetet zona më e izoluar në nivel të Kosovës pa tendencë për zhvillim minimal ekonomik.

Haziri tha se Gjilani po e përmbyllë vitin 2012 si një komunë ma me pa perspektivë sa i përket zhvillimit ekonomik në nivel të Kosovës, si dhe fatkeqësisht për qytetarët e komunës sonë këtë qeverisje ky fenomen negativë do ta përcjellë edhe vitin që po hymë 2013 sepse ky pushtet më së paku është në shërbim të qytetarëve të vetë, me këto forma të diskriminimit qytetarë, që tashmë është krijuar si formë normale e punës së këtij pushteti.

“Qytetarëve të komunës sonë nuk ju mbetët në kujtesë as këtë vit ndonjë zhvillim pozitivë që arsyeton dhënien e taksave dhe tatimeve të tyre për shërbime të ndryshme kësaj qeverisje komunale, që në masë të madhe ka cenuar vlerat pozitive të komunës që ka pas në të kaluarën” ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit komuna e Gjilanit tashmë identifikohet vetëm si një burim i financimit të Qeverisë së Kosovës dhe që djersa e tyre qoftë si qytetarë apo biznes kapitalizohet me projekte të ndryshme në komuna tjera po në asnjë mënyrë në Komunën tonë.

RCCOLA

“Kjo qeverisje në mënyrën më të keqe ju ka qasë mbrojtjes së interesave të këtyre qytetarëve respektivisht taksapaguesve të tyre pasi është duke punuar vetëm për interesa të zonave tjera të Kosovës por jo edhe të Gjilanit. Investimet kapitale në përgjithësi edhe këtë vit nuk do të mbërrijnë shumën prej 7 milion sipas procedurave të udhëhequra nga zyra e prokurimit të komunës së Gjilanit, që është faktorë shumë brengosësh për ne si Gjilanas që presim një zhvillim ekonomik të kësaj komune” tha Haziri.

Kreu opozitar tha se ne si LDK- vazhdimisht kemi tërhequr vërejtjen se këtë krizë e ka ndihmuar edhe më shumë pushteti aktual në komunën sepse në mënyrë indirekte ka ndihmuar në mbylljen e shumë bizneseve Gjilanase dhe krijimin e hapësirave më të favorshme në të gjitha aspektet bizneseve që kryesisht janë jashtë Gjilanit dhe për këtë ka përgjegjësi në raport me qytetarë dhe bizneset që janë të goditura në këtë formë negative.

“Vazhdimisht e kemi përsëritë si LDK se kjo qeverisje lokale ka elemente që cenojnë rëndë demokracinë dhe ligjshmërinë në komunë, p,sh. Kryetari i komunës dënohet nga gjykata për kundërvajtje që është një praktikë shumë e keqe, kryetari i komunës është në hetime nga prokuroria, publikimi i aferave të ndryshme, zhvillimi i hetimeve ndaj disa zyrtarëve komunal, keqëmenaxhimi financiar, dorëheqja e drejtoreshës së prokurimit si rezultat i presioneve, hetimet ndaj projekteve të partneriteteve publiko-private,aferat korruptive, kushtëzimi i qytetarëve, fenomeni i moszbatimit te vendimeve te MAPL, e posaçërisht borxhet e mëdha të jashtë ligjshme të kësaj udhëheqje vazhdojnë të mbesin në top-listë të problemeve për 2012 dhe që krijojnë rrezik shumë të madh për qytetarët e komunës sonë, për një mirëqenie më të mirë sociale edhe në vitin që po hymë 2013.

Prandaj sa më parë të largohet kjo qeverisje vullnetarisht nga pushteti aq më i lehtë do të jetë reagimi qytetarë në procesin demokratik në të ardhmen, në të kundërtën qytetarët e komunës do të vazhdojnë të mbeten të revoltuar me këtë stagnim ekonomik dhe se në të ardhmen shumë të afërt do të zbatojë mekanizmin e sanksionimit qytetarë për këtë qeverisje” tha Haziri./rajonipress/