GRANDEMALL

Haziri vazhdon betejat në parti për dialogun, godet Kujtim Shalën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri po vazhdon betejën me zyrtarë të partisë së tij. Këtë radhë ai e ka goditur deputetin e LDK’së Kujtim Shalën, i cili dje tha LDK është e gatshme ta drejtojë dialogun. Haziri ka thënë se në këtë qëndrim ka një skandal logjik.

“Ka kaluar koha kur deputetët dalin në foltore dhe moralizojnë se kush mund të flas në emër të Kosovës. Dje dëgjuam fjalime se ‘ka kaluar koha kur njëshi flet, por edhe ne jemi gati pas legjitimitetit të marrim obligime për negociata’. Si duket është pak skandal logjik. Edhe për edhe kundër. Për, nëse jam unë, kundër, nëse është ai!” ka shkruar Haziri në facebook.

UBT

Lidhja Demokratike e Kosovës dje gjatë debatit plotë polemika rreth dialogut ka kërkuar që të t’i besohet drejtimi i procesit të dialogut me Serbinë. Këtë kërkesë e ka prezantuar deputeti i kësaj partie, Kujtim Shala.

“Kjo e drejtë të na jepet përmes qytetarëve. Jemi të gatshëm që këtë çështje ta zgjidhim edhe me referendum. Legjitimitetin ata që na zgjedhin ne e kanë në çdo rast. Kjo është rruga, ky është çasti që të merremi vesh dhe të legjitimohemi. Të tjerët duhet të na bashkohen. Nuk mund të drejtohen këto procese, pa pasur dy të tretën e përfaqësuesve të Kosovës”, tha Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.