Mobi Casa

Haziri u jep përkrahje maksimale përfaqësuesve të studentëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Përfaqësues të organizatave të ndryshme në Universitetin e Gjilanit, atë të Prishtinës dhe të Parlamentit të Studentëve kanë vizituar sot kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’ia uruar fitoren dhe për ta njoftuar për aktivitetet e tyre në të kaluarën dhe në të ardhmen.

Në emër të këtyre organizatave, foli Selim Daku, i cili i tha zoti Haziri se do ta ketë përkrahjen e organizatave çdo herë, ndërsa pohoi për punën dhe aktivitete e tyre që kanë bërë në mënyrë vullnetare.

Mobi Casa

Kryetari Haziri i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e organizatave të studentëve, duke ua konfirmuar edhe njëherë se në sektorin e rinisë do të ketë kujdes shumë të madh.

“Dyert e Komunës i keni të hapura 24 orë e shtatë ditë në çdo kohë. Përkundër borxheve të mëdha të trashëguara, do të mundohem me tërë kapacitetin tim që të mos preken programet e proklamuara, e veçanërisht ai i rinisë. Do ta keni mbështetjen time dhe do të bashkëpunojmë shumë mirë”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: