Haziri: Top prioritetet e qeverisjes komunale do ta ndryshojnë Gjilanin rrënjësisht

Gjilan – Të gjitha prioritetet janë afatmesme dhe të bugjetuara nga Qeveria, të hyrat komunale apo garantët europiane, USAID, GIZ, SDC zvicerane e donatorët tjerë thotë Lutfi Haziri derisa tregon për top prioritete e qeversiejs komunale.
Lutfi Haziri ka shpallur top prioritetet e qeverisjes komunale duke u nisur nga arsimi, shëndetësia, infrastruktura rrugore dhe familja gjilanase. Thotë se këta parametra janë real dhe se kanë donacione nga Qeveria dhe partner të ndryshëm.
Qeverisja Gjilani 2021+ është nderu në parametrat e kontinuitetit qeverisës përveç një forcim në menaxhimin e prioriteteve.
1) Arsimi dhe reforma në profilet profesionale në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe reformimi administratës dhe normave:
2) Shëndetësia primare dhe kujdesi sistematike në grupmosha, nxënësit të shkollave, e-shëndetësia dhe kartela familjare me mjekun familjar;
3) Infrastruktura rrugore, nëntokësore dhe trajtimi i ujërave të zeza, autoudha, hyrje – daljet e qytetit dhe barazia në investime mes zonës urbane dhe fshatrave;
4) Familja gjilanase dhe zhvillimi lokal ekonomik e bazuar në agrobiznes, rritjen e subvencioneve në bujqësi, start up për Rini dhe gruan familjare.
Tashmë edhe kemi një Grant afër gjysme milioni euro për përfshirjen e Rinisë dhe femrave në agrobiznes. Komuna ka fituar në konkurrencë nga KE dhe programet evropiane. Ky është granti i tretë që vetëm këtë vit e kemi fitu.
Të gjitha prioritetet janë afatmesme dhe të bugjetuara nga Qeveria, të hyrat komunale apo garantët europiane, USAID, GIZ, SDC zvicerane e donatorët tjerë tha Haziri./rajonipress/