UBT

Haziri: T`i tejkalojmë ndasitë për të mirën e atdheut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan të premtën ka shtruar iftar për personalitete të zgjedhura derisa Naim Aliu kryetar i BIK-ut tha se edhe ky muaj është treguar solidar dhe BIK-u do të vazhdojë ta ndjek rrugën e tolerancës e paqes.

BIK-u në Gjilan ka shtruar iftar për personalitete nga jeta politike, kulturore e arsimore. Në fakt BIK-u ka nderuar edhe shumë imam e kryeimam të cilët për kohë të gjatë kanë shërbyer nëpër xhami të ndryshme.

FIDANISHTJA

Naim Aliu kryetar i BIK-ut tha se sonte jemi bashkë dhe solidar sepse muaji i Ramazanit është muaji i paqes dhe i solidaritetit. “BIK-u është një institucion kredibil dhe është munduar gjithmonë të jetë afër qytetarëve të saj qoftë me ndihma dhe kontribute tjera” tha Aliu.

Kurse Lutfi Haziri tha se sonte pata nderin të jem prezent në iftarin e përbashkët të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. “E falënderoj kryetarin Naim Aliu që na mblodhi të gjithëve në këtë sofër të madhe të unitetit pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Kështu ka porositur Zoti, përmes profetit Muhamed, që bashkohemi, të jemi solidar dhe t’i tejkalojmë ndasitë për të mirën e atdheut. Lutem që Zoti të na e pranojë agjërimin” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.