Hidromorava

Haziri: Thonin veç me ta do të vie ‘era shtet’, por po kundërmon erë hajnie!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas tij, po kundërmon erë hajnie.

Nënkryetari i LDK’së thotë se Serbia ka punuar shumë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe anipse kjo fushatë ishte e ndaluar me Marrëveshjen e Washingtonit, kjo tashmë nuk mund të ndalohet pasi, sipas tij, punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij.

“‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa

Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Ëashingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, tha Haziri.

FITORJA

Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo qeveri përmes GEN’it serb po vjedhin rezervat shtetërore.

“Çka me pritë prej tyre që shesin energji përmes GEN-it serb, vjedhin rezervat shtetërore e së fundmi, tentojnë me vjedhë edhe pasulin e FSK-së?!

A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Maxhen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vie ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie! Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republiken e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falementim”, shkroi Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.