Mobi Casa

Haziri : Thaçi nuk mund të emërojë institucione arsimore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Lutfi Haziri tha për rajonipress se Hashim Thaçi nuk ka të drejtë të emërojë institucione arsimore sepse është shkelje e ligjit. Arben Mehmeti thotë se Universiteti i Gjilanit duhet të emërtohet me emrin i personalitetit të madh shkencor Xhavit Ahmeti.

Propozimi dhe “premtimi” i Hashim Thaçit për hapjen e Universitetit Publik në Gjilan dhe emërimi i tij me emrin e Kadri Zekës ka ngjallur reagime në taborin opozitar në Gjilan. Në fakt ky propozim ka ngjallur reagime edhe tek intelektualët dhe profesorët eminent gjilanas.

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Lutfi Haziri tha për rajonipress se Hashim Thaçi nuk ka të drejtë të emërojë institucione arsimore sepse është shkelje e ligjit.

Eco Higjiena

Haziri duke ju referuar premtimit të Hashim Thaçit se Universiteti i Gjilanit do të quhet Kadri Zeka tha për rajonipress se nuk është e drejtë e kryeministrit të emëroj institucione arsimore.”Është shkelje e ligjit si dhe emërimi para vetë themelimit të Universitetit është paragjykues dhe ideologjik. Duhet të pyetet elita arsimore e Gjilanit për emrin e Universitetit të Gjilanit” tha Haziri.

Kryeopozitari Haziri tha se nuk duhet që “kumbari” i emrit të vij jashtë tyre (elitës arsimore), sepse Gjilani ka qenë dhe mbetet njëra nga qendrat arsimore – kulturore më të mëdha në Kosovë” u shpreh Haziri.

Kurse Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së në Asamblenë Komunale është më i drejtpërdrejtë. “Do të dëshironim që viti 2013, të jetë vit i realizimit të premtimit publik nga qeveria për Universitetin Publik të Gjilanit i cili do të duhej të emërtohej me emrin e personalitetit që i ka bërë nderë shekullor Gjilanit dhe rajonit të Anamoravës në fushën e arsimit prof. Dr. Xhavit Ahmeti, i cili në këtë fushë është i pa konkurrencë në këtë pjesë, nëse emërtimi bazohet në kritere reale dhe shkencore” tha Mehmeti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.