ARKATANA

Haziri: Teatri i Gjilanit është shndërruar në storie të suksesit këtë vit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i teatrit, Erson Zymberi, kanë konfirmuar angazhimin e përbashkët për realizimin më të mirë të mundshëm, të aktiviteteve në kalendarin e festave të nëntorit dhe njëkohësisht kalendarit kulturor të këtij institucioni, i cili është duke shënuar hapa pozitiv dhe shndërrimin në një storie të suksesit për këtë vit, por edhe stabilitet në fushën financiare.

“Teatri i Gjilanit këtë vit ka shënuar suksese në fusha të ndryshme që nga shfaqjet të cilat janë realizuar nga aktorët e qytetit tonë, nga pjesëmarrja e suksesshme në shumë festivale regjionale e ndërkombëtare e deri të stabilizimi i këtij institucioni kulturor edhe në aspektin financiar. Risi këtë vit ka qenë edhe themelimi i Teatrit Magjik dhe kthimi i jashtëzakonshëm i shikueshmërisë për shfaqjet teatrale”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai më tej ka potencuar që së bashku me profesionalizmin që ka ky institucion, do të bëhet edhe organizimi kualitativ i kalendarit të festave të nëntorit dhe njëkohësisht kalendarit kulturor.

FIDANISHTJA

Nga ana e tij, drejtori Erson Zymberi, ka falënderuar kryetarin për angazhimin dhe mbështetjen që i ka dhënë këtij institucioni të rëndësishëm kulturor dhe ka konfirmuar angazhimin maksimal për të shënuar hapa pozitiv gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm që Gjilani të ketë vlera të larta artistike, kulturore e profesionale në teatër.

Ndryshe, pos tjerash është konfirmuar se këtë vit janë bërë investime mbi 100 mijë euro në teatër, derisa konfirmimi për investime shtesë edhe në të ardhmen do të jetë në koordinim me kryetarin e Komunës, i cili ka potencuar që do të jetë mbështetje e fuqishme që jeta teatrale dhe kultura në përgjithësi të shënoj progres dhe tërheqje të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.