GRANDEMALL

Haziri: Tashmë e kanë kuptuar të gjithë se fatkeqësisht Gjilani nuk ka kryetar

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Ka një marionetë politike, e cila ushtron detyrat në emër të disa këshilltarëve, deputetëve e disa zëvendësministrave, të cilët kanë shkaktuar një depresion të madh politik e ekonomik ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotw i Lutfi Hazirit:

Projekti i Autostradës së Gjilanit, rrugët regjionale, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, pjesa tjetër e shtratit të lumit Mirusha, hyrje-daljet Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Kllokot, Gjilan-Kamenicë dhe Gjilan-Kumanovë, kanë mbetur aty, pa punuar ende. Fshati i Lumtur i pafunksionalizuar, çerdhja në Arbëri me shumë vonesë, shtrati i lumit në Dobërçan i stagnuar, dhjetëra projekte komunale e regjionale të filluara nga ne që s’po lëvizin dot.

Kanë inauguruar çerdhen në Zhegër që ne e kemi përfunduar në vitin 2021, mejtepin e Mulla Idriz Gjilanit në Dunav që e ka projektuar e ndërtuar dikush tjetër, pra kanë inauguruar punë që i kanë kryer të tjerët. Do të mbahen në mend për, siç e tha një qytetar, “Qeverisje e mirë për asgjë”.

Hidromorava

Ne do të vazhdojmë të jemi të durueshëm, të sjellshëm e politik-bërës në Kuvendin Komunal dhe nuk do të lëmë mjet e metodë pa e shfrytëzuar për të ecur përpara projektet tona sepse ato janë për të mirën e komunitetit.

Gjilanasit janë të butë, të sjellshëm e të durueshëm, por tashmë e kanë kuptuar që po i qeverisin njerëzit e paditur e të paaftë. Irritimi me këtë depresion politik dhe e ekonomik i tyre dhe përkrahja enorme që po e marrim përditë, është tregues së rikthimi i madh i LDK-së do të ndodhë në Gjilan, Anamoravë e në mbarë Kosovën.

Të gjithë qytetarëve, aktivistëve, bashkëveprimtarëve, e simpatizantëve edhe njëherë ua uroj 33-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Gjilan, të cilët i falënderoj shumë për pjesëmarrjen në këtë ditë të shënuar. Bashkë drejt rikthimit të madh!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.