UBT

Haziri takon kryetarët e Luginës së Preshevës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim vëllazëror kryetarët e Luginës së Preshevës të cilët e kanë uruar atë për detyrën duke thënë se Gjilani është Komuna më e afërt dhe më e lidhur në aspekte të shumta e të ndryshme me qytetarët e dy anëve të kufirit.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se në kuadër të shumë vizitave që kishte sot për ta uruar atë për detyrën e re, ka thënë se këtyre vizitave nuk u ka munguar as ky delegacion i përfaqësuesve të popullit nga Kosova Lindore që është me rëndësi të veçantë, sepse është një takim vëllazëror. “Komuna e Gjilanit është një mbështetje e juaja e përhershme me të gjitha kapacitetet e saja që ka në dispozicion, por edhe më gjerë”.

Ai ka potencuar gjithashtu edhe hapjen e zyrës për Luginën e Preshevës e cila do të përkujdeset kryesisht për problemet dhe hallet që kanë qytetarët atje. “Ajo zyre do të udhëhiqet sigurisht nga njerëzit e asaj pjese, që meritueshëm i takon të merret me qytetarët e saj” ka thënë Haziri.

Ndërsa kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se ky ishte një takim së pari për urimin e kryetarit në detyrën e të parit të kësaj Komune.

Uji Dea

Ai ka thënë se gjithashtu është shikuar edhe mundësia e bashkëpunimit në të ardhmen për të aplikuar me projekte të përbashkëta në institucione ndërkombëtare, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Ismet Zeqiri, përfaqësues nga zyra e kryetarit të Medvegjës, ka thënë se jemi këtu për ta uruar për detyrën e re, por edhe për t’i dëshiruar suksese në punë, duke i dëshiruar që të ndikoj sa më shumë në zhvillimin e Gjilanit dhe kësaj pjese të Kosovës, por edhe duke ndikuar në zhvillimin e Luginës së Preshevës njëkohësisht.

Ndryshe sot gjatë ditës kryetari Haziri ka pritur në zyrën e tij edhe udhëheqësit e Policisë së Kosovës, të Gjykatës dhe Prokurorisë, drejtorin e OSBE-së në Gjilan dhe qindra qytetarë të cilët e kanë uruar për detyrën e re./rajonipress/