Haziri takon komandantin e KFOR’it, Lorenzo D’addario

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me komandanten rajonale të Policisë, Elmina Mahmuti dhe komandantin e stacioni policor, Alban Ramushi, kanë takuar komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Lorenzo D’addario.
Haziri së bashku me autoritetet e Policisë dhe komandantin e KFOR’it, gjendjen e sigurisë në Gjilan e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile.
Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, pasi e falënderoi gjeneralin D’addariu për vizitën, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë që Gjilani është vlerësuar si shembull nga organizatat e fuqishme ndërkombëtare për stabilitet të sigurisë, tolerancë dhe kultivim të dialogut ndërfetar dhe ndëretnik./rajonipress/