Uji Dea

Haziri takon grupin e të rinjve që kujdeset për pozitën e gruas

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Deputeti i LDK -së i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Lutfi Haziri përkrahë iniciativën “Half of the population – Right representation”, e cila iniciativë është ndërmarrë nga një grup i të rinjve, të cilët janë duke u trajnuar në NDI në shkollën për media të reja.

Iniciativa “Half of the population – Right representation”, shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe ka për qëllim përmirësimin e pozitës së gruas në vendimmarrje, e në veçanti, në nivelin lokal, si dhe vetëdijesimin e qytetarëve në lidhje me Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin kundër dhunës në familje, Ligjin mbi trashëgiminë, etj.

RCCOLA

Haziri, ka pritur në zyrën e tij të rinjtë e këtij Grupi. Saranda Bllaca tha se para Hazirit kanë shpalosur kampanjën e tyre. Deputeti Haziri i përgëzoi për iniciativën e marrë dhe se u tha që do ta kenë mbështetjen e plotë për çdo gjë në lidhje me këtë kampanjë./rajonipress/