Fundamenti

Haziri takon familjarët e martirëve në Zhegër e Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në kuadër të shënimit të përvjetorit të rënies së martirëve në Zhegër, të cilët u vranë nga forcat paramilitare serbe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan Lutfi Haziri me bashkëpunëtoret e tij vizitoi disa familje në Zhegër dhe Gjilan.

Haziri fillimisht u ndal në familjen e Tahir Tahirit ish kryetarit të LDK-së në Zhegër, ku paramilitarët serb me të arritur në këtë lokalitet duke dashur ta likuidojnë kryetarin e kësaj nëndege ata vranë vellain e tij tani më martirin Shyqeri Tahirin, plagosen kushërirën e tij si dhe maltretuan e rrahën brutalisht edhe disa familjar të tjerë.

Kryetari Haziri u prit ngrohtësisht në këtë familje të cilët falënderuan atë për kujdesin dhe vizitën e tij.

Haziri ka vizituar edhe familjarët Rrustemi, Zenuni si dhe në familjen e Nehat Idrizit e Muhadin Idrizit të cilit humbën kryefamiljarët e tyre.

Eco Higjiena

Haziri duke i rikujtuar martirët tha se forcat paramilitare serbe në këtë lokalitet e më gjerë nuk kursyen asgjë, sepse ata vranë djem, vajza, pleq e plaka, mirëpo fal gjakut të tyre ne sot jemi të lirë dhe gjaku i tyre u bë dritë për ne.

Nga Zhegra në kuadër të përvjetorit të madh Haziri me bashkëpunëtoret e tij ishte për vizitë edhe në Gjilan te familja e dëshmorit të rënë në demonstratat e vitit 1989 Agim Rashiti i cili u vra nga forcat e atëhershme Jugosllave.

Në secilën familje Haziri u mirëprit dhe u falënderua për kujdesin e tij për këto familje.

Ata vlerësuan lart këtë vizitë e cila sot ua bën më të lehtë dhembjen që kanë për më të dashurit e tyre të cilët sot nuk janë më në mesin e tyre familjar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.