Fundamenti

Haziri, takime të rregullta me kryetarët e këshillave të fshatrave për realizimin e projekteve komunitare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vendosur që të bëj orar të takimeve të rregullta me kryetarët e këshillave të fshatrave, lagjeve e vendbanimeve, për t’i realizuar projektet e mëdha infrastrukturore në të mirë të komunitetit.

Këtë zotim e dha sot Haziri në takimin me kryetarët e këshillit të fshatrave, duke nënvizuar rritjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e rolit të tyre në vendimmarrje.

Uji Dea

“Kam vendosur që të mbajmë takime të rregullta me juve në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin në të mirë të realizimit të projekteve komunitare. Pra, ju jeni dera e parë e konsultimeve për neve. Gjatë javëve në vazhdim do të mbajmë edhe debate në lagje e fshatra për t’i vendosur prioritetet bashkë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, kryetarët e Këshillave të fshatrave e kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për zotimin e tij për fuqizimin e rolit të tyre në vendimmarrje./rajonipress/