Haziri: Sot në Dubai mungoi një Fadil Vokrri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është deklaruar sot pas refuzimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haziri është shprehur se sot në Dubai ka munguar “një Fadil Vokrri”.

Gjithashtu, Haziri është shprehur se policia e Kosovës do të kryente më mirë punën si e vetme.

“Ka mungue sot nji Fadil Vokrri në Dubai, por nuk ka me mungue fama e tij në Prishtinë sonte. Ai arriti që FFK me e ba anëtare të FIFA e UEFA me nji ekip të vogël e me nji mbështetje në hije të politikës”, ka shkruar Haziri.

“Kjo ‘mbështetje’ e politikës në Dubai, e la në hije policinë e shtetit, e cila do ta kryente punën shumë ma mirë si e vetme!”, është shprehur ai.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).