Fundamenti

Haziri: Sot inauguruam shtëpinë e 47 me radhë në Gjilan për familjet në nevojë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me donatorët, Ramadan Ramadani dhe kompaninë “Vëllezërit Aliu”, kanë përuruar sot shtëpinë e 47 me radhë për familjen e Veli Aliut, i cili ka jetuar në kushte të rënda ekonomike dhe sociale, e me barrën tjetër të fëmijëve të tij që kanë aftësi të kufizuara në lëvizje.

Në fjalën e tij kryetari Haziri, ka thënë se aksioni i filluar me gala mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, nuk është besuar në fillim që do të ketë këtë jehonë, por, tri vjet nga ajo mbrëmje ne sot inaugurojmë shtëpinë e 47 me radhë.

“Kur e kemi filluar aksionin për eliminimin e varfërisë dhe zgjidhjen e problemit të banimit për familjet në nevojë, asnjëherë nuk kemi besuar në jehonën kaq të madhe të saj. Falë shpirtit të madh dhe human që kanë qytetarët e Komunës së Gjilanit, afaristët, gurbetqarët dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar duke ndarë nga pasuria e tyre për rastet në nevojë, sot e kemi një gjendje krejt tjetër, për çka në emër të gjithë këtyre familjeve i falënderoj donatorët”, ka deklaruar kryetari Haziri.

“Familja e Valis sot është bërë me shtëpi të re, me standarde moderne dhe me kushte që e ka më të lehtë edhe përkujdesjen për fëmijët e tij, që janë me aftësi të kufizuara në lëvizje. Do të vazhdojmë edhe më tutje, sepse kemi edhe pak raste që kanë mbetur dhe duhet të intervenojmë edhe tek ato familje që të gjithë t`i gëzohen një jete më të mirë dhe të barabartë me të tjerët”, ka thënë i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

ARKATANA

Kurse donatori nga Zvicra, Ramadan Ramadani dhe Agim Aliu në emër të kompanisë “Vëllezërit Aliu”, kanë thënë se përpos gëzimit që ndjejnë për kushtet që ka kjo familje, ata tani e tutje do të jenë miq të Veliut dhe familjes së tij dhe gjithmonë do ta kenë nën përkujdesje në të gjitha format.

E Veli Aliu, përfitues i shtëpisë me mbi 110 metra katror, ka thënë se kjo është bërë falë angazhimit të kryetarit Haziri, të donatorëve dhe dashamirëve të shumtë që ka Gjilanit.

“Unë ndjehem shumë mirë. Sot familja ime dhe fëmijë e mi janë të qetë në aspektin e banimit. Uroj që të gjitha familjet të kenë fatin dhe një ditë të gëzohen sikur unë sot”, ka përfunduar shkurt ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.