Fundamenti

Haziri: Sot ditë e bardhë për Gjilanin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Lutfi Haziri kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan. Haziri tha se sot është ditë e bardhë për Gjilanin. Në bazë të vullnetit të shprehur të qytetarëve të Gjilanit unë edhe do ta ndërtojë e zhvillojë Gjilanin tha Haziri.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan.

UBT

Haziri pas kryerjes së procedurës së votimit tha për medie se sot është një ditë e bardhë për Gjilanin. “Dita e sotshme është e qetë dhe qytetarët po votojnë lirshëm. Sot do të votohet për Gjilanin dhe padyshim është një ditë e bardhë për ta. Gjilani gjithmonë është treguar tolerant e zemërgjerë dhe besojë se kështu do të shkojë deri në fund”.

Haziri tha se qytetarët e Gjilanit e kanë shprehur vullnetin tyre dhe në bazë të këtij vullneti do ta ndërtojë e zhvillojë Gjilanin” tha shkurt Haziri./rajonipress/