GRANDEMALL

Haziri: S’ka sallë që i zë ushtarët e Ibrahim Rugovës në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Po vazhdon mbështetja masovike për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Gjilan. Një tubim i tillë është organizuar sot nga lagjja Derëmahalla, Iliria dhe Qendra, duke i dhënë mbështetje të fuqishme kandidatëve, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi.

Kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, simpatizantët e shumtë i ka përshëndetur me simbolin e tij të njohur të ushtarëve të Ibrahim Rugovës.

“Ushtari i Ibrahim Rugovës nuk është militar, është mësuesi, mjeku, nëna, baba, bujku. Definitivisht, nuk ka sallë që i zë ushtarët e Ibrahim Rugovës në Gjilanin tonë. Ju jeni dëshmia më e mirë se kah është orientuar qyteti jonë”, ka thënë i emocionuar Haziri.

Haziri tha se simpatizantët e LDK’së nuk e ndryshojnë besimin në Zot, familje e atdhe.

Uji Dea

Kandidatja për deputete të LDK-së nga Gjilanit, Lirije Kajtazi, u shpreh e bindur se gjenerata e lirisë do ta sjellë zhvillimin, përparimin dhe mirëqenien për secilin.

Kandidati, Imet Rrahmani, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë atij në karrierë, ka thënë se të gjithë duhet të votojnë më 11 qershor dhe ta fuqizojmë LDK-në, Gjilanin e Anamoravën,

Ndërsa, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë, ka kërkuar besimin dhe angazhimin e qytetarëve shtëpi për shtëpi e derë më derë, deri në realizimin e fitores LDK-së, e cila tha do të ndodhë padyshim më 11 qershor.

Në fund të takimit, të pranishmëve i është drejtuar me një fjalë përshëndetëse kandidati Isa Agushi, duke theksuar se vetë prezenca e madhe në këtë tubim, është dëshmi se fitorja e Lidhjes Demokratike e Kosovës do të jetë e madhe më 11 qershor thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.