FITORJA

Haziri shpall gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur sot gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm për shkak të rënies drastike e niveli i ujit në pendën e Përlepnicës.

“Sot kam shpallur gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm, e cila nënkupton një Task Forcë mes Komunës, Hidromoravës dhe Policisë Kosovës në zbatimin e këtyre detyrave. Ka rënie drastike të ujit në pendën e Përlepnicës si pasojë e mungesës së reshjeve dhe temperaturave të nxehta”, ka thënë Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme për mediat.

Ai tha se ekipet e përbashkëta do të marrin veprime konkrete dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që nuk e respektojnë këtë vendim dhe se gjobat mandatore janë jashtëzakonisht të rënda deri në 300 euro.

“Jemi në koordinim edhe me Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Departamentin e Ujërave për ta përballuar sezonin e thatësisë. Apeli im është që kjo gjendje emergjente të respektohet. Nuk lejohet asnjë lloj ujitje me ujë të pijshëm për kopshtet, rrugët, arat bujqësore, autolarjet e të ngjashme. Lutemi që të mos shkojmë në situatë të jashtëzakonshme me masa edhe më ekstreme dhe të arrijmë të përballojmë thatësinë”, tha Haziri.

Eco Higjiena

Drejtori i Kompanisë Regjionale të Ujërave, Muhamet Suliqi, ka njoftuar se niveli i ujit nga 30.3 metra, ka rënë në 16 .7 metra.

“Kemi ardhur në pikën kritike të furnizimit me ujë, pasi niveli nga 30.3 metra, ka rënë në 16 .7 metra. Duhet ta dini se nën 7 metra nuk kemi të drejtë të furnizohemi me ujë për shkak të papastërtive. Jemi mobilizuar dhe kemi filluar me reduktime natën prej orës 23:00 deri në ora 4;00 të mëngjesit. Kërkoj nga konsumatorët që ta përdorin ujin vetëm për nevoja sanitare”, ka deklaruar Suliqi.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, major Alban Ramushi, ka konfirmuar se policia do të jetë në mbështetje të inspektorëve në mënyrë të vazhdueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.