GRANDEMALL

Haziri: Shkollat tona ishin shembulli më i mirë i respektimit të masave anti-COVID-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2020/2021, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për përmbylljen me sukses të pjesës së parë të vitit shkollor.

Ne mesazhin e kryetarit Haziri, thuhet:

“Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër e menaxherë të shkollave të Gjilanit,

Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2020/2021, shpresoj që në kushte pandemie, t’i kemi arritur objektivat tona të mësim nxënies.

UBT

Jam shumë i lumtur që infeksioni COVID-19 nuk i ka prekur në masë të madhe shkollat tona, prandaj ju falënderoj dhe ju përgëzoj për angazhimin e jashtëzakonshëm në edukimin e nxënësve të Gjilanit, duke qenë shembulli më i mirë edhe i respektimit të masave anti-COVID-19.

Shpresoj dhe uroj që në gjysmë vjetorin e dytë t’i kthehemi normalitetit dhe të punojmë me dinamikë të shtuar në arritjen e qëllimit tonë për edukimin e nxënësve të cilët janë e tashmja dhe e ardhmja jonë.

Ju uroj pushime të këndshme të gjithëve. Dashtë Zoti ta keni shëndetin dhe begatinë në familjet tuaja. Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin e kryetarit Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.