Uji Dea

Haziri : Shëndetësia gjilanase shtyllë e rëndësishme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ju jeni një prej shtyllave shumë të rëndësishme që kujdeseni për çdo ditë dhe 24 orë, për të mirën e qytetarëve të cilët kërkojnë shërbime në Komunën e Gjilanit ka thënë Lutfi Haziri në një takim që pasur me menaxhmentin e spitalit të Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim menaxhmentin e Spitalit Regjional, nga i cili takim është konfirmuar bashkëpunimi i këtyre dy institucioneve mes vete për të mirën e qytetarëve të Gjilanit në përgjithësi.

RCCOLA

Me këtë rast Abdylatif Latifi drejtor (u.d.), ka uruar për detyrën kryetarin Haziri, duke thënë se bashkëpunimi nga ana e spitalit do të jetë në suaza të ligjit, edhe pse ne si institucion jemi nën ingirencat e ministrisë së Shëndetësisë. “Gjithnjë do të jemi bashkëpunues mes vete sepse edhe ne atje në Spital, por edhe ju nga niveli lokal i qeverisjes kemi një të përbashkët, shërbimin e mirë për të gjithë qytetarët e Gjilanit”, ka potencuar Latifi.

Ndërsa kryetari Haziri ka falënderuar për këtë vizitë uruese menaxhmentin e këtij institucioni të rëndësishëm të shëndetësisë regjionale. “Ju jeni një prej shtyllave shumë të rëndësishme që kujdeseni për çdo ditë dhe 24 orë, për të mirën e qytetarëve të cilët kërkojnë shërbime në Komunën e Gjilanit. Më parë kam takuar edhe Policinë e Kosovës, Gjykatën etj., sepse bashkërisht të gjithë ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe këtë e kemi prioritetin e parë”, ka thënë Haziri. /rajonipress/