Haziri s’e synon karrigen e Mustafës
Lutfi Haziri nuk pranon se mund të jetë duke synuar të zërë vendin e Isa Mustafës në krye të LDK-së, sipas një skenari të përfolur kohëve të fundit.
“Ai është kryetar i LDK-së, i zgjedhur në Kuvend. Unë jam pjesë e Kryesisë dhe organeve të tjera, e i mbështes politikat e LDK-së”, ka thënë Haziri, për “Tribuna Shqiptare”.
Ndërkohë, Haziri ka përsëritur edhe një herë se duhet të zbatohet ‘reciprociteti’ në raportin ndërmjet Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe veriut të Kosovës.
“Fundja, Kosova ka luftuar për të drejta politike, por edhe për territorin e vet.
Ndërsa, Serbia ka synuar pastrimin e territorit prej shqiptarëve dhe marrjen e territorit. Tash ka ardhur koha që së paku kufiri të rregullohet”, ka thënë Haziri.