ARKATANA

Haziri: S’do të jem kandidat për kryetar të LDK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lutfi Haziri ka thënë se, pavarësisht fitores së madhe në Gjilan, ai nuk do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së. Haziri ka thënë se angazhimi i tij do të jetë si kryetar i Gjilanit dhe do të ndihmojë në zhvillimin dhe forcimin e LDK-së.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar të jetë i përfaqësuar në krye të partisë.“Nuk kam kërkuar asnjëherë përfaqësim të lartë. Kam qenë nënkryetar i LDK-së. Zaten edhe sot shumica e anëtarësisë së LDK-së mendon dhe më thërret nënkryetar i LDK-së”, ka thënë Haziri në një intervistë për “Epokën e re”.

Duke folur për garën e mundshme në mes të Isa Mustafës dhe Fatmir Sejdiut për kreun e partisë, Haziri ka thënë se të dy kanë qenë dhe do të mbesin liderë të LDK-së.
E për konfrontimet në mes të Mustafës dhe Sejdiut për proceset në LDK, ai thotë se kjo s’mund të konsiderohet ndeshje në mes të dy elefantëve.

FIDANISHTJA

“Nuk kemi të bëjmë me ndeshje të dy elefantëve në LDK, por kemi të bëjmë me dy mendime politike ndryshe. Dialogu demokratik brenda LDK-së është i zhvilluar, që përfshin edhe gjithçka që ndihmon në avancimin politik të LDK-së”, është shprehur Haziri.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se zgjedhjet brenda kësaj partie do të mbahen pas zgjedhjeve parlamentare./Epoka e Re/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.