UBT

Haziri: Rrethrrotullimi prapa kombinatit të duhanit do ta shkarkojë qarkullimin prej zonës së parë të qytetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit po vazhdon projektin e hapjes së rrugëve të reja me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve.

Gjatë vizitës që i ka bërë punimeve në ndërtimin e rrethrrotullimit tek ish Shoqata e Gjahtarëve, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, tha se kjo është nyje krejt e re, e cila do ta shkarkojë qarkullimin e qytetarëve prej zonës së parë të qytetit.

ARKATANA

“Kjo nyje shkarkon infrastrukturën në qytet dhe e lidh rrugën prej Stacionit të Autobusëve, Rrugën e Ferizajt dhe lagjen Arbëria, Rrugën e Kumanovës në drejtim të varrezave të qytetit, stadiumit të ri, parkut të fëmijëve dhe palestrën e qytetit. Kjo është nyje krejt e re, e cila do ta shkarkojë qarkullimin e qytetarëve prej zonës së parë të qytetit”, ka deklaruar kryetari Haziri.

“Është investim krejtësisht i Komunës dhe kjo nyje parashihet t’i jap imput kombinatit të duhanit që tash është sektor privat dhe kësaj zone të “Arbërisë” që e kemi në trajtim. Është njëri prej investimeve strategjike që Komuna është duke e realizuar dhe shumë shpejtë do të bëhet inaugurimi i punimeve”, ka shtuar Haziri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.