Fidanishtja

Haziri: Rregullimi i Varrezave të Martirëve në Lashticë, më e pakta që e kemi bërë krahasuar me sakrificën e tyre

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kandidati i Lidhjes për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se rregullimi i varrezave të martirëve në Llashticë është më e pakta që ai ka bërë, krahasuar me sakrificën e tyre në shërbim të atdheut.

Përveç realizimit të këtij projekti, Komuna në të ardhmen do të implementoj edhe programet tjera të rëndësishme në infrastrukturë, përkatësisht në ndërtim të kanalizimit, ujësjellësit dhe disa rrugëve, tha Haziri.

Fundamenti

Ndërkohë, gjatë ditës kryetari Haziri ka qëndruar edhe në fshatin Muqibabë, ku është pritur krah hapur nga banorët atje.

Pasi bëri homazhe tek lapidari i dëshmorëve të Karadakut në këtë fshat, kryetari Haziri ka shfaqur zotimin se do ta ndërtoj edhe ujësjellësin sipas kërkesave të banorëve, dhe asfaltimin e rrugës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: