Uji Dea

Haziri: Roli i mërgimtarëve i pazëvendësueshëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -Haziri tha se mërgimtarët tanë edhe sot vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e familjes kosovare dhe më gjerë, sepse ata pos kontributit të tyre të jashtëzakonshëm pas luftës, vazhdojnë akoma ta mbajnë gjallë një pjesë të madhe të familjeve tona.

Në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve në selinë e LDK-se dega në Gjilan është hapur ekspozita e piktores Magbule Xhemaili, e cila do të jetë e hapur për publikun deri më 24 gusht 2012.

Gjithashtu, kaudër të aktiviteteve që LDK-ja organizon për nder të mërgimtarëve, është mbajtur tryeza me temën: “Roli i Mërgimtarëve në politikë dhe ekonomi”.
Kryetari i LDK-së dhe deputeti Lutfi Haziri pasi ka falënderuar mërgimtarët tanë për kontributin që ata kanë dhenë dhe vazhdojnë ta japin, ka folur edhe për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në jetën politike dhe ekonomike të shtetit tonë.

Haziri tha se mërgimtarët tanë edhe sot vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e familjes kosovare dhe më gjerë, sepse ata pos kontributit të tyre të jashtëzakonshëm pas luftës, vazhdojnë akoma ta mbajnë gjallë një pjesë të madhe të familjeve tona.

Mërgimtarët ,Isa Maliqi , Berat Rushidi,Afrim Latifi ,Shemsedin Maliqi ,Gazmend Hoxha të cilët jetojnë dhe veprojnë me vite në shtetet perëndimore kanë folur për jetën politike dhe ekonomike.

ARKATANA

Isa Maliqi tha se roli i mërgimtarëve në jetën politike gjatë viteve 90 ka qenë shumë aktiv dhe se e tërë mërgata ka qenë e orientuar në aktivitete politike për çështje kombëtare.

Maliqi ka thënë se roli i mërgatës në themelimin e Institucioneve financiare, arsimore, ushtarake, do të mbetet historik për popullin e Kosovës.

Berat Rushidi një afarist i suksesshëm gjilanas në shtetin Zviceran foli për rolin e mërgatës në sferën ekonomike. Sipas tij afaristët e jashtëm sidomos ata Zviceran nuk kanë siguri të mjaftueshme për të investuar në shtetin e Kosovës, sepse politikat jo të mira të qeverisë nuk garantojnë investitorët e jashtëm të vijnë dhe të investojnë në shtetin tonë.

Mërgimtarët në këtë debat kanë kërkuar një përfaqësim më të drejtë me mundësi të barabartë ,përmirësim të politikave për investime dhe status të garantuar për investitorët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.