Hidromorava

Haziri: Rinia e Gjilanit ka rol aktiv në mekanizmin referues për parandalim të ekstremizmave

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -“Gjilani është komuna që e aplikon mekanizmin lokal për parandalim të ekstremizmave dhe formave të tjera të terrorizmit, si pjesë e mekanizmit të pilotimit të programit që ne e kemi filluar dhe e kemi aplikuar në vitin e tretë të punës. Përveç sektoreve tjera, ne e kemi të përfshirë edhe rininë në këtë rol, jo vetëm në mënyrë simbolike, por janë të barabartë dhe janë pjesëmarrës në të gjitha modelet e punës që ne i aplikojmë në parandalim të formave të ekstremizmit”, tha ai.

Konferenca regjionale me temën “Roli i të rinjve në zhvillimin lokal”, e cila po mbahet në Gjilan nën organizimin e zyrës së kryetarit dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka vazhduar punimet në seancën e emërtuar “Angazhimi i të rinjve në zhvillim lokal në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm.

Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri tha se rinia është e përfshirë në Mekanizmin lokal referues kundër radikalizmit në mënyrë të barabartë me resorët tjera.

“Gjilani është komuna që e aplikon mekanizmin lokal për parandalim të ekstremizmave dhe formave të tjera të terrorizmit, si pjesë e mekanizmit të pilotimit të programit që ne e kemi filluar dhe e kemi aplikuar në vitin e tretë të punës. Përveç sektoreve tjera, ne e kemi të përfshirë edhe rininë në këtë rol, jo vetëm në mënyrë simbolike, por janë të barabartë dhe janë pjesëmarrës në të gjitha modelet e punës që ne i aplikojmë në parandalim të formave të ekstremizmit”, tha ai.

Mobi Casa

Kryetari Haziri theksoi se target grupi më i prekur nga kauzat e luftërave të huaja është grupmosha më e ndjeshme, përderisa theksoi se rezultat i punës i mekanizimit referues është se katër raste janë identifikuar në mënyrë të hershme dhe është parandaluar shkuarja në luftërat e huaja.

“Target grupi më e prekur prej këtyre formave janë të rinjtë dhe janë grupmosha më e ndjeshme prej 16 deri në 23 vjeç. Rezultatet e para që ne i kemi në parandalim janë inkurajuese sepse ‘denoncimet’ janë vullnetare. Për shembull, neve na lajmërojnë prindërit dhe arsimtarët për ndryshim të sjelljes së fëmijëve, qoftë në familje dhe qoftë në shkolla. Katër raste janë shqyrtuar pozitivisht, derisa disa të tjera janë në shqyrtim e sipër”, tha Haziri.

Në konferencë, po vazhdojnë diskutimet e përfaqësuesve të Bankës Botërore, kryetarët e komunave të regjionit lindje, përfaqësues të bizneseve, shoqërisë civile dhe përfaqësues të të rinjve.

Përndryshe, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, muaj më parë e ka vlerësuar Gjilanin si komunë shembull sa i përket funksionimit të mekanizmit referues./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.