Eko Higjiena

Haziri: Rezultati prej 60 % të votave afirmativ, por edhe përgjegjësi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri ka kërkuar nga institucionet e komunës që ta vazhdojnë punën e tyre ndërsa ka bërë të ditur se ka emëruar Agim Salihun pjesë të ekipit të kryetarit i cili do të merret me çështjen e tranzicionit të pushtetit në Gjilan.

Lutfi Haziri në një konferencë për medie ka falënderuar të gjithe ata që ishin pjesë e këtij procesi dhe kontribuuan që të ndodh ky ndryshim i madh derisa rezultatin prej mbi 60 për qind të votave për të e quajti rezultat afirmativ që e konsideron si përgjegjësi dhe si obligim për t’i realizuar detyrat që do t`i ketë si i pari i komunës.

“Fitorja e imja si kryetar dhe e LDK-së është edhe fitore e të gjithëve dhe se në Gjilan nuk ka humbës, por që të gjithë do të jenë fitues sepse do të qeveriset për qytetarin” tha Haziri raporton rajonipress.

Mobi Casa

Haziri ka kërkuar nga institucionet e komunës që ta vazhdojnë punën e tyre ndërsa ka bërë të ditur se ka emëruar Agim Salihun pjesë të ekipit të kryetarit i cili do të merret me çështjen e tranzicionit të pushtetit në Gjilan.

Sa i përket çështjes së koalicioneve për Kuvendin Komunal të Gjilanit, Haziri ka thënë se LDK është e interesuar ta bartë vendimmarrjen nga zyra e kryetarit te Kuvendi Komunal dhe se është e hapur për bashkëpunim dhe do të jetë si urë bashkëpunimi me të gjithë, por assesi nuk mund të kushtëzohet nga askush për këtë gjë./rajonipress/