Fundamenti

Haziri: Reshat Ymeri ka ra dëshmor për këtë ditë të bardh

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit Reshat Ymeri me rastin e 24 vjetorit të vrasjes së tij, në protestat e vitit ’90. Haziri më pas ka vizituar edhe vendin ku ai është vrarë në lagjen dardania e më pas për vizitë ishte edhe në familjen e dëshmorit.

Me këtë rast kryetari Haziri tha se sot bëhen nderime të veçanta në 24 vjetorin e rënies së dëshmorit Reshat Ymeri.
“Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorit Reshat Ymeri, sot bëhen nderime të veçanta në shenjë respekti ndaj sakrificës, ndaj protestës dhe luftës që të rinjtë e Gjilanit kanë bërë. Në ato vite Reshati ka qenë njëri prej veprimtarëve që në vijën e parë të protestave dhe të angazhimeve ka ra dëshmor për këtë ditë të bardh. Sot do të vizitoj edhe vendin e rënies së tij, atje ku vërtet është reaguar, ku vërtetë është protestuar dhe është luftuar me dy duar pa asgjë tjetër, por me guximin dhe idealin që njerëzit kanë bërë që Reshati të jetë sinonim i lirisë dhe i luftës për drejtësi. Poashtu një vizitë do ta bëjë edhe në familjen e respektuar të Reshatit, një familje shumë e madhe dhe e nderuar në Komunën tonë. Lavdi veprës së Reshatit dhe të gjithë dëshmorëve dhe le ta ruajmë kujtimin më të mirë për luftën për pavarësi”, ka potencuar kryetari Haziri.

Mobi Casa

Hairi që ishte edhe pjesëmarrës në këto protesta ka vizituar vendin ku ka ra dëshmori si dhe familjen e tij, nga ku është pritur dhe falënderuar për kohën që ai ka gjetur për t’i ngushëlluar ata, duke e falënderuar atë që dëshmorët po nderohen e çmohen që nga i pari i komunës, pastaj nga shokët, bashkëveprimtarët dhe qytetarët e shumtë./rajonipress/