RCCOLA

Haziri qytetarëve : Na keni bërë krenar dhe të përgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Këto zgjedhje dënuan arrogancën e pushtetarëve dhe tendencën për t’i kthyer qytetarët në shërbyes. Ju pranuat ofertën tonë të sinqertë për qeverisje me dyer të hapura. Nuk do të bëjmë gabime, por do të jemi maksimalisht të kujdesshëm me qytetarët tanë ka thënë Lutfi Haziri.

Po vazhdon falënderimi ndaj qytetarëve nga ana e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hraziri, i cili në zgjedhjet e 1 dhjetorit mori besimin e mbi 26 mijë gjilanasve.

Kësaj radhe kryetari Haziri ka vizituar fshatrat: Zhegër, Lladovë, Livoq i Ulët dhe Përlepnicë, ku i falënderoi qytetarët për besimin e madh që ia dhanë më 1 dhjetor, duke e bërë të parin e Komunës.

Uji Dea

“Faleminderit për përkrahjen e madhe dhe për besimin që më dhatë mua dhe LDK-së. 26 mijë vota do t’i përkthejmë si vota të shenjta dhe në të njëjtën kohë na keni bërë krenarë dhe të përgjegjshëm. Rugovizmi në Gjilan pati jehonë në tërë Kosovën”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

“Këto zgjedhje dënuan arrogancën e pushtetarëve dhe tendencën për t’i kthyer qytetarët në shërbyes. Ju pranuat ofertën tonë të sinqertë për qeverisje me dyer të hapura. Nuk do të bëjmë gabime, por do të jemi maksimalisht të kujdesshëm me qytetarët tanë. Programi ynë për infrastrukturë bazike, programi për familjen dhe programi për bujqësinë janë të realizueshme qind për qind”, ka shtuar kryetari Haziri./rajonipress/