RCCOLA

Haziri qytetarëve: Këtë besim të madh e plebishitar do t’ua kthej me mirëbesim e me punë çdo ditë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Faleminderit për përkrahjen e fuqishme familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës. Faleminderit bashkatdhetarëve tanë nga Europa, të cilët kanë ardhur enkas për të ma dhënë besimin. Faleminderit strukturave, veprimtarëve e aktivistëve të LDK’së për punën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për këta dy muaj ka shkruar Lutfi Haziri.

RCCOLA

Shkrimi i plotë i Lutfi Hazirit në Facebook:
Çfarë krenarie me festue fitoren historike në sheshin “Agim Ramadani” dhe në vitin e kolosit Idriz Seferi, në prag të vendosjes së shtatores së tij midis Gjilanit, 105 vite pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Faleminderit për përkrahjen e fuqishme familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës. Faleminderit bashkatdhetarëve tanë nga Europa, të cilët kanë ardhur enkas për të ma dhënë besimin. Faleminderit strukturave, veprimtarëve e aktivistëve të LDK’së për punën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për këta dy muaj.
Në veçanti, më bënë krenar fakti se kam marrë besimin përtej LDK’së.
Ju siguroj që këtë besim të madh e plebishitar do t’ua kthej me mirëbesim e me punë çdo ditë, për çdo familje e për çdo qytetar. Mbetem gjithmonë Luta i Juaj. Zoti ju ruajtë!